
Sali Berisha, Saimir Mane, Edi Rama, SHBA dhe “revolucionarët” bulqizakë!

Këtë të premte "papritur" Berisha u shfaq në Bulqizë, qytetin më të pasur, por i populluar me banorët më të varfër, më të sëmurë më të gjakosur dhe më të dëshpëruar në Shqipëri.
Duket se pas 3-4 testimeve me protesta të dështuara deri në mëshirë në Tiranë, e vetmja shpresë për të krijuar "popullin e 3 marsit" ditën e gjyqit në Apelin e kryeqytetit për vulën e PD, është mobilizimi i militantëve dhe "importimi" i tyre nga rrethet.
Pasi u foli për revolucione, sulmoi SPAK, ambasadoren amerikane dhe mbrojti SHBA nga rreziku Rama, guxoi dhe ju përmendi litarin në shtëpi atyre pak “revolucionarëve” bulqizakë në sallë të cilëve me të drejtë nga dëshpërimi, shpresa ju ka marrë formën e një fije bari në oqean, me emrin Berisha.
Foli Sali Berisha edhe për minierën e kromit, pasurinë që bulqizakëve ju është kthyer në mallkim, vdekje, sëmundje, varfëri dhe litar në qafë për plot 32 vite "kapitalizëm". Ju tha se "investitorët strategjikë" të Edi Ramës, oligarkët e tij, i kanë rrjepur dhe as taksën e rentës e cila duhej të shkonte për rrugë, shkolla e spitale për zonën ku jetojnë, nuk e kanë paguar.
Çdo gjë e ka një kulm. Dhe kulmi i hipokrizisë është ky!
Oligarku që shkoi, shfrytëzoi, nuk investoi asgjë, fitoi dhjetëra milionë euro nga nëntoka e Bulqizës, skllavërimi i minatorëvetë dhe iku, nuk është “no name” siç e paraqet Berisha. Ai quhet Saimir Mane president i Balfin Grup. Kush nuk e njeh, mund ta shohë te fotografia në fund të këtij shkrimi, ku ai së bashku me oligarkë të tjerë të Ramës, shfaqet si i ftuar nderi në dasmën e djalit të Sali Berishës.
Kushdo e merr me mend se dhurata e tij për çiftin e sapomartuar ka qenë e majme, sepse përveç të tjerave ka pasur brenda, edhe gjakun dhe djersën e papaguar të minatorëve të Bulqizës që edhe kur protestonin për pagat dhe kushtet shtazarake, flakeshin në rrugë.
Por le të kthehemi te thelbi; te kulmi i hipokrizisë që Berisha shfaqi përpara revolucionarëve bulqizakë.
Koncesionin e minierës së kromit, Saimir Manes, oligarkut “pa emër”, ja ka dhënë Sali Berisha në janar të vitit 2013, vetëm pak muaj përpara se të largohej nga pushtetit. Edi Rama më pas ja zgjati deri në vitin 2040 me sebepin se do të investonte shumë miliona për përmirësimin e kushteve të minierës dhe të qytetit. Pas kësaj Mane i futi një të shitur te turqit dhe sot vazhdon të bëjë “investime strategjike” me toka të falura dhe infrastruktutë të bërë gati nga Edi Rama, “armiku i betuar” i Sali Berishës dhe koka që synon që të presë revolucioni i tij.
Le të ecim më tej dhe ta ndriçojmë pak më shumë, “kulmin e hipokrizisë dhe mashtrimit”.
Qershorin e vitit të kaluar, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike zyrtare dhe pro perëndimore, mblodhi 35 firmat që duheshin për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, pikërisht për këta “investitorët strategjikë”, të cilët në vetëm pak vite kanë përfituar në kurriz të pronës së shtetit dhe qytetarëve plot 4.2 miliardë euro pasuri, duke bërë “biznes” me duar në xhepa.
Me urdhër të Edi Ramës mazhoranca parlamentare e hodhi poshtë ngritjen e këtij komisioni hetimor, por kjo nuk është hipokrizi. Ai nuk e fsheh se “strategjikët” Saimir Mane, Shefqet Katrati, Bashkim Ulaj e të tjerë, i ka miq e ortakë. Edhe këta dy të fundit, për Berishën dhe bashkë-revolucionarët e tij, janë oligarkë ashtu në përgjithësi, por nuk kanë emër të përveçëm.
Hipokrizia, kulmi i kulmit të saj, u shfaq kur i gjithë grupi i deputetëve që ndjekin Sali Berishën, në rresht, nuk firmosi për hapjen e këtij hetimi parlamentarë. Edhe deputetja Ina Zhupa, “karizmatikja” që po lufton me fjalime të forta, koncesionin e Butrintit, menjëherë pasi u bashkua me revolucionin e Berishës, e tërhoqi firmën që kishte vënë më herët pa dhënë asnjë shpjegim.
Historia, Berisha- Rama, me oligarkët e përbashkët është shumë e gjerë dhe e thellë: del se si vektorë ka pasur dhe vazhdon që të ketë, jo vetëm korrupsionin dhe oligarkinë si sistem, por edhe “minimin e demokracisë”. Është edhe në fokusin e urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, për goditjen e korrupsionit dhe pasurive të tyre si rrezik kombëtarë për SHBA.
Gjithsesi shumë shpejt do ta shohim skemën e plotë të kapjes prej tyre të shtetit, ekonomisë, parlamentit, një pjese të drejtësisë dhe mbi të gjitha të “opozitës”. Për ta mbyllur sa për sot, ju rikujtojmë të shihni kulmin e hipokrizisë dhe mashtrimit te kjo foto më poshtë, (e fshirë nga të gjitha mediet që e botuan fillimisht), e kapur në dasmën e Shkëlzen Berishës, ku kishte më shumë “vipa”, se sa “revolucionarë” që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës përpara parlamentit./Alfapress.al
-
Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i McGonigal
25 Shkurt, 12:44
-
Nisi si revolucion, vazhdoi si skeç, po përfundon si vaki!
23 Shkurt, 14:47 -
Ilir Metaj e çoi revolucionin në SPAK!
22 Shkurt, 15:21 -

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128