Nisi si revolucion, vazhdoi si skeç, po përfundon si vaki!
Revolucioni konsumoi edhe fazën e radhës, këtë të enjte përpara parlamentit. Dy struktura politike që pretendojnë se përfaqësojnë popullin opozitarë, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, duke ju dhënë një shifër me hatër, nuk mblodhën dot as 1 mijë vetë. Më shumë se revolucionarë kishte policë të Edi Ramës të pajisur edhe më mjete të rënda, që vazhdojnë të bëjnë sikur presin që Sali Berisha dhe Ilir Metaj do të bëjnë namin.
Gjithsesi revolucionarët u mblodhën dhe dëgjuan fjalimet e zakonshme që bëjnë nga 3-4 herë në ditë nëpër konferenca dhe TV, dy kryerevolucionarët. I njëjti avaz, e njëjta bajatisje që sa vjen dhe bajatoset më shumë.
Më shumë u konsumua kohë për të montuar dhe çmontuar skenën ku do të hipte Berisha me Metën, se sa për ndonjë vlagë revolucionare apo proteste të paktën. Ata as 1 mijë veta dëgjuan, panë dhe ikën kokulur. Berisha dhe Metaj folën, kërcënuan se do ti bëjnë namin regjimit të Edi Ramës në datën 3 mars, kur gjykata jep vendimin për legjimitetin e PD-së të Ramës dhe ikën.
Edi Rama po bën çdo gjë që ti jap frynë dhe shkëndijë këtij revolucioni që tashmë është kthyer në qesharak, por ai nuk ndez që nuk ndez. Për 500 deri 1000 vetë ju dërgon dyfish policë që ti nervozojë dhe të “përplasen” me regjimin e tij. Por hiç.
Berishistët e braktisur, nuk kanë dot as 5% të nervit, revoltës, urrejtjes dhe etjes për dhunë, që shfaqën kur rrethuan dhe sulmuan në 8 janar të vitit të shkuar selinë e PD-së dhe demokratët të çilët thjesht, nuk duan të jenë antiamerikanë dhe antiperëndimorë.
Edi Rama gjithashtu “i provokon” duke i përjashtuar kot më kotë nga parlamenti, por sërish revolucioni nuk revoltohet dot. Maksimumi, një grusht deputetësh të tij të veshur dhe të ngjeshur si për dasmë bëjnë sikur debatojnë me gardistë “e shkretë”, te porta e Kuvendit. Në këtë rast Revolucioni kap kulmin: Si nuk keni turp që nuk na lini të hyjmë dhe zbatoni urdhrat e regjimit!
Tashmë nuk nevojë më për dron dhe numërim të revolucionarëve në protestat e tyre “gjigante”. Jo vetëm që nuk bëhet më fjalë që ti ndjek populli, por edhe “anëtarët” e strukturave të tyre nuk denjojnë më ti begenisin me pjesëmarrjen e tyre në këto lloj farsash.
Vitin e shkuar kur Berisha pretendoi se bëri zgjedhje për kryetar të partisë së tij të Rithemelimit, u pretendua “zyrtarisht” se në Tiranë për atë votuan 6752 “demokratë”.
Ku janë, përse nuk i bashkohen kryetarit dhe revolucionit të tij, të paktën sa për sy e faqe përpara parlamentit?!
Ata as 1 mijë që rrethojnë tribunën ku mban fjalime Berisha dhe Metaj, kanë brenda edhe anëtarët e partiçkës së Metajt, dhjetëra shoqëruesit e Berishës dhe qytetarë rastësorë që ndalen dhe shohin çfarë bëhet me revolucionin që do të shkatërrojë regjimin.
Me pak fjalë revolucioni që në fakt po e nxjerr kokën se e ka vetëm me SHBA, SPAK dhe gjykatën e Apelit të Tiranës për ti bërë presion për 3 marsin, po bën një shërbim të madh, në radhë të parë ndaj demokratëve. Mashtrimi se Sali Berisha mund Ramën është kthyer në një skeç si ata të dobëtit e estradës së Lushnjes. Gjithashtu mashtrimi tjetër i madh se Rithemelimi dhe berishistët janë shumicë në PD, rezulton një mashtrim dhe mirazh tjetër i madh, i cili deri më tani është montuar nga zhurma, analistët dhe mediet e financuara, si dhe falsifikimi dhe blerja e “anëtarëve”.
Ku revolucion dëshpërimi dhe përpëlitje për Berishën dhe Metajn, sa vjen dhe bëhet qesharak për demokratët e ndershëm dhe shqiptarët. Nisi si “revolucion”, po vazhdon si një skeç dhe po përfundon si një vaki ku kafet ndahen në ambientet e SPAK./Alfapress.al
-
Ilir Metaj e çoi revolucionin në SPAK!
22 Shkurt, 15:21 -
Pa mëshirë dhe kompromis kundër të korruptuarve të të gjithë krahëve!
10 Dhjetor, 13:46 -
Pakti kundër demokracisë dhe ndërhyrja e SHBA-ve
10 Shkurt, 12:50
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128