Si e shpëtoj Gazment Bardhi Edi Ramën!

10 Tetor 2023, 23:02 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Si e shpëtoj Gazment Bardhi Edi Ramën!

Partia Demokratike e kërkoj në interpelancë urgjente, Edi Ramën, për deklaratat e tij skandaloze për Kosovën.

Edi Rama kërkoj që KFOR të marrë kontrollin e Veriut. Më pas në një intervistë për ‘Financial Times’, ai tha se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.

Në vend që Edi Rama të jepte llogari për këto qëndrime, Gazment Bardhi u lumturua që arriti ta rrëzojë interpelancën dhe të miratojë një rezolutë të përbashkët me socialistët për të bërë një debat prej 5 orësh. Pra i dha mundësinë Edi Ramës dhe deputetëve socialistë që të flasin çfarë të duan, pa dhënë sqarime për deklaratat e tij skandaloze për Kosovë. Dhe më e keqja; ka bashkuar votat për ti lënë atij hapsirën për të sulmuar, në vënd që të mbrohet.

Gazment Bardhi, tashmë edhe në krahun e djathtë të nongratës nga SHBA dhe Britania e Madhe, po i jep edhe një argument tjetër Edi Ramës që gjithë debatin ta zhvendos tek Berisha.
Mjafton ti hedhësh një sy reagimeve të mëparshme të kryeministrit sa herë që ka qenë në siklet, për ta kuptuar se si do të jetë ky debat. Herën e fundit për çështjen McGonigal e devijoj gjithë seancën, duke i kujtuar Berishës personin Z, (Shkëlzeni) dhe aferat e tij.
Edhe më herët, në vitin 2019 kur kryefjala ishte Kosova, Edi Rama i reagonte Berishës me këto fjalë:
Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë, luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës, (Hashim Thaçin), argat albanofob të Beogradit...Vesi del me shpirtin

Sot ka edhe më shumë argumente. Përballë vetes, edhe me ndihmën e Gazment Bardhit, ka Sali Berishën non grata në SHBA, Britani të Madhe dhe krejtësisht të izoluar, jo vetëm nga vendet e BE, por edhe nga këto të rajonit. Berisha e ka kuptuar tashmë lojën e Gazment Bardhit, dhe si për ta poshtëruar, sot e detyroj që të thotë se nuk do të ketë rezolutë të përbashkët. Pra sërish u detyrua që të lëpijë atë që tha publikisht pak ditë më parë, menjëherë pasi doli nga konferenca e kryetarëve.

Rama do flasë, do sulmojë dhe më pas do të largohet. Pastaj si zakonisht aty do të jetë në gadishmëri Elisa Spiropali, e cila që dhëmb për dhëmb dhe pa pikë mëshire, do ti përgjigjet Berishës.

Bardhi nuk do të jetë as në parlament, sepse socialistët, (Gojët e liga thonë se ua ka kërkuat vetë si nder), e përjashtuan nga seanca. Ai vetë si politikan dhe si individ nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe madje, as nuk e ka fare haberin se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Me mosprezencën e tij në atë seancë, (e cila në fakt as ul dhe as ngre), Bardhi thjesht i shpëton ekspozimit të mosdijes së tij dhe i lë hapësirë Ramës që të sulmojë dhe të englediset me Sali Berishën.

Një tjetër detaj është data kur do të realizohet seanca, 12 tetori. Ajo është ditë në të cilën për shkak të interesimit të madh për Kombëtaren që me një rezultat të mirë gati vulos pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë, e gjithë vemendja e shqiptarëve do të jetë te ndeshja me Çekinë. Pra edhe dakortësia me socialistët që seanca për Kosovën të lihej pikërisht më datë 18, është një tjetër favor që Bardhi i bëri Edi Ramës.

Edhe akuzat e tij qesharake të lëshuara sot ndaj Lulzim Bashës, (se ai u përjashtua nga PD për të tërhequr vëmendjen nga Rama), në fakt nuk janë asgjë tjetër veçse tentativë për të mbuluar maskaradën që ka përgatitur për Berishën ditën e enjte, si dhe krijimin e kushteve për shfaqjen e Edi Ramës për të pastruar imazhin e tij, me debatin dhe rezolutën që do miratoj për Kosovën./Alfapress.al

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128