13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament, nxënësja nga Elbasani që u bë virale dhe i dha leksione deputetëve me fjalimin në Kuvend

22 Shkurt 2026, 20:27 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament, nxënësja

Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend.

Me fjalimin dhe e saj  në parlament  nxënësja e shkollës 9 vjeçare “Abdyl Paralloi” në Elbasan, mahniti politikanët shqiptarë. E në fund njëzëri  me  ngritjen e kartonit  jeshil Ambra mes më të mirëve u  zgjodh si Nënkryetarja e Parlamentit të Nxënësve.

Gazetarja: Kush ta bëri fjalimin?

“Në fakt fjalimi ishte komplet ideja ime, ishte i shkruar nga vetë unë. Por sigurisht kërkova mbështetjen e mësuesve për një redaktim dhe së bashku zëvendësuam disa fjalë”, u shpreh Ambra.

Gazetarja: Si u ndjeve kur mbajte një fjalim para politikanë të Kuvendit të Shqipërisë?

“Pashë që reagimet ishin disi të habitura dhe të qeshura, por brenda meje më dukej sikur nuk po bëja gjënë më të mirë. Nuk e kuptoja se ishte diçka e bukur kur e shihje nga jashtë”, tha ajo.

Gazetarja: Cilat janë rezultatet e tua në shkollë ?

“Nuk më takon mua të flas për to, besoj se këtu duhet fjala e mësuesve, pasi nëse them që kam rezultate të mira duket sikur lavdërohem për veten dhe një gjë e tilla nuk më pëlqen aspak”, tha 13-vjeçarja.

Ambra nuk studion në shkollën më moderne të qytetit, ajo qëndron larg telefonit dhe afër librave. Por më çdo rrugëtim të Ambrës, pas saj qëndron dhe mësuesi kujdestar Klevis Balliu, i cili  tek çdo nxënës përpiqet të nxjerrë më të mirën e tij. Me ndihmën e mësuesit Ambra do të botojë 2 librat e saj të rinj.

Gazetarja: Profesor kur e kuptuat potencialin e Ambrës ?

“E dëgjova njëherë kur recitoi dhe pash diksionin e Ambrës ishte shumë i bukur. Më pas punuam të dy por nuk e dija që kishte penë pra që shkruante. Në klasë të gjashtë më thotë profesor kam shkruar diçka. E lexova dhe i thash Ambra do ta bëjmë libër.

Dua që shkolla të marrë pjesë tek kjo dhe kështu organizova një shfaqje tek Teatri Skampa dhe me paratë që morëm nga shitja e biletave botuam librin. Por tani kemi botimin e radhës atë më poezi. Para e të bëja botimin e librit të parë babai më tha që në libër nuk ka një poezi për të, dhe të nesërmen u çudita kur Ambra kish bërë një poezi shumë të bukur për babanë e saj”, u shpreh mësuesi kujdestar.

“Unë do të bëj dy libra të rinj një me poezi dhe një roman”, u shpreh Ambra.

Pas suksesit të Ambrës qëndrojnë dy prindërit e saj punëtor, të cilët mes sakrificave të shumta ia kanë dalë që vajza e tyre të jetë fëmija që e duan të gjithë.

“Jam nëna më krenare në botë. Kur pash vajzën në parlament u emocionova sepse ishte në mesin e më të mirëve”, u shpreh e ëma.



Po ndodh...