Berisha 'dritë jeshile' dhunës së deputetëve të PD-së, bën gafën e radhës dhe quan qytetarin “bandit pa uniformë”

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka postuar një video ku shfaqen deputetët e PD-së, Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Belind Këlliçi, duke goditur efektivin civil të policisë, Krenar Metaj dhe qytetarin Totem Toraj.
Në videon e postuar në Facebook, Berisha ka legjitimuar dhunën ndaj dy personave, teksa i quan si “banditë pa uniformë”.
“Shikoni banditët pa uniformë që ndjekin deputetët. #sb”, shkruan kryedemokrati.
Por e vërteta rezulton ndryshe, pasi Totem Toraj ndryshe nga Krenar Metaj, i cili rezulton agjent i Komisariatit nr.1, është një qytetar që ka një biznes privat dhe ndodhej rastësisht në konfliktin që ndodhi në afërsi të Xhamisë së Namazgjasë.
Pas këtij incidenti, Toraj dhe Metaj iu drejtuan me një kallëzim në polici dhe kjo e fundit mori nën hetim ndaj Nokën dhe Mziun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128