Raund i ri bisedimesh SHBA–Iran në Gjenevë. A është e mundur një marrëveshje bërthamore?

22 Shkurt 2026, 22:35 / BOTA ALFA PRESS

Raund i ri bisedimesh SHBA–Iran në Gjenevë. A është e

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të rifillojnë të enjten, më 26 shkurt, në Gjenevë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Omanit, vend që ka ndërmjetësuar kontaktet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, deklaroi se negociatat po zhvillohen “me impuls pozitiv”, me synim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen bërthamore iraniane.

Edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ekziston një “mundësi reale” për një zgjidhje diplomatike.

Në një intervistë për CBS News, ai theksoi se është i mundshëm një takim me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe se Irani po punon mbi elementët e një marrëveshjeje.

Megjithatë, Araghchi nënvizoi se Irani, si shtet sovran, ruan të drejtën për të vendosur mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit.

Ai shtoi se çdo veprim ushtarak ndaj Iranit do të marrë përgjigje, duke paralajmëruar se objektiva të mundshëm mund të jenë bazat amerikane në rajon.

Ky raund i ri negociatash zhvillohet në një klimë tensioni, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton opsione ushtarake ndaj Iranit.

Megjithatë, sinjalet nga të dyja palët tregojnë se dera për një marrëveshje diplomatike mbetet e hapur.

Po ndodh...