Rama dhe Berisha bashkë në Qytetin Studenti, fotografi tregon për mitingun e 4 janarit 1991, me Enver Hoxhën në sfond

22 Shkurt 2026, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama dhe Berisha bashkë në Qytetin Studenti, fotografi tregon për

Sali Berisha dhe Edi Rama i kanë daljet e tyre të përbashkëta publike që në ditët e para të demokracisë.

Ishte 4 janari i vitit 1991, kur në Kinoteatrin e Qytetit Studenti, Partia Demokratike, e themeluar vetëm pak ditë më parë, po mbante një miting.

Lideri i ardhshëm i PD-së, Sali Berisha ishte njëri prej folësve në atë miting, por pranë mikrofonit u afrua edhe Edi Rama.

Fotografi Ali Begeja, i cili ndodhej aty pranë gjatë momentit të mbajtjes së mitingut i fotografoi të dy teksa flisnin.

“PD bënte mitingje në gjithë Tiranën, me intelektualë, para stadiumit. Aty ishte edhe Rama me intelektualët. Rama iu bashkua Berishës? Ne u habitëm, fliste me shumë mllef. Thonim: Mos vjen ndonjë ose ta vrasë, ose ta arrestonte. Dukej në foto që Rama kishte përgatitur diçka dhe e lexoi”, kujton fotografi Begeja në intervistën e tij për Top Channel.

Historike është gjithashtu edhe fotografia e Berishës duke folur në një nga qendrat e punës në Tiranë dhe në sfond ishte vendosur fotografia e Enver Hoxhës.

Fotografi Begeja e kujton kështu atë foto: “Berisha shkonte nëpër qendra pune dhe u bënte thirrje punëtorëve që t’a hiqnin vetë fotografinë e Enverit dhe prandaj është ajo foto”, tregon ai.

Po ndodh...