Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme

11 Mars 2025, 16:56 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në

Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë se disa grupe kanë pësuar ndryshime të rëndësishme sa i përket këtij treguesi.

Nëse flasim për kontributin e grupeve kryesore, të dhënat tregojnë për një situatë të pandryshuar, ku me ndikim negativ gjejmë vetëm transportin me 0.14 pikë përqindje. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.97 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.27 pikë përqindje.

Nëse kalojmë tek ndryshimet vjetore të grupeve shohim se krahasuar me muajin Shkurt 2024 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6.5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.5%. Kjo është vlera më e lartë për këto dy grupe në harkun kohor të një viti.

 Ndjek me rritje grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 2.8% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.4%, “Komunikimi” me 1.2%, “Shërbimi arsimor” me 0.9%, “Shëndeti” me 0.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.4%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2.2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “mish” patën një rritje me 4.0%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 3.2%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2.8%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1.7%, “peshk” me 1.1%, etj./VOA

 

Po ndodh...