Devijohet për 8 ditë lëvizja e mjeteve në aksin Tiranë-Durrës, shkak punimet për hekurudhën

5 Shkurt 2024, 20:35 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Devijohet për 8 ditë lëvizja e mjeteve në aksin

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe linjës së re për në aeroportin e Rinasit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se do të devijohet kalimi në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Aksi do të bllokohet për 8 ditë, nga nesër (e martë, 6 shkurt) deri më 14 shkurt.

Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas. Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

 

Po ndodh...