Gjigandi amerikan merr në dorë eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Jon, hyn me 70% në parcelën strategjike

Kompanitë Chevron dhe HELLENiQ Energy kanë nisur fazën vendimtare të eksplorimit për hidrokarbure në Detin Jon, një zhvillim që po konsiderohet si një hap strategjik për të ardhmen energjetike të rajonit.
Gjiganti amerikan Chevron hyn zyrtarisht në projektin e “Bllokut 10”, pranë Gjirit të Kyparissias, duke marrë 70% të aksioneve në koncesion, ndërsa HELLENiQ Energy do të mbajë 30% të mbetur. Në të njëjtën kohë, kompania amerikane merr edhe rolin e operatorit kryesor të projektit.
Pas përfundimit të fazave të para të kërkimit dhe analizave të avancuara sizmike 2D dhe 3D, dy kompanitë po përgatiten për fazën më të rëndësishme të projektit, atë të shpimeve eksploruese në ujërat e Detit Jon. Sipas asaj që mediat greke raportojnë, referuar burimeve nga sektori energjetik bëjnë të ditur se konsorciumi do të përdorë teknologji moderne dhe metoda të avancuara gjeologjike për të identifikuar rezervat e mundshme të gazit natyror dhe naftës në zonë.
Interesi i Chevron për Detin Jon shihet si një tregues i qartë i potencialit që paraqet rajoni për industrinë ndërkombëtare të energjisë. Ekspertët vlerësojnë se të dhënat e deritanishme nga studimet sizmike kanë rritur ndjeshëm pritshmëritë për zbulime të rëndësishme energjetike.
Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po shqyrtojnë një zgjatje 18-mujore të fazës së dytë të kërkimit, në mënyrë që kompanitë të kenë më shumë kohë për analizimin e plotë të të dhënave teknike dhe rezultateve të mbledhura nga zonat fqinje të koncesionit.
Ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, e cilësoi hyrjen e Chevron si një “votë të fortë besimi” për ekonominë greke dhe strategjinë energjetike të vendit, duke theksuar se Greqia po konsolidon pozicionin e saj si një qendër e rëndësishme energjetike në Mesdheun Lindor.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128