Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar mbetet nën pragun 4%, duke reflektuar qëndrueshmëri

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit të kaluar. Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se pas një rritjeje të lehtë në 3.85% në janar, treguesi u korrigjua sërish në muajin pasardhës, duke ruajtur kështu një nivel të ulët dhe nën pragun 4%.
Lëvizja e dy muajve të parë të vitit tregon se cilësia e portofolit të kredisë mbetet e qëndrueshme, edhe pse ritmi i përmirësimit nuk është linear nga muaji në muaj. Në dhjetor 2025, raporti i huave me probleme ishte 3.8%, në janar 2026 u ngjit lehtë në 3.85%, ndërsa në shkurt u rikthye sërish në 3.8%.
Në këtë mënyrë, sistemi bankar shqiptar vijon të mbajë raportin e kredive me probleme në nivele të konsideruara të shëndetshme, duke konfirmuar vijimësinë e prirjes rënëse të viteve të fundit. Fakti që treguesi mbetet poshtë kufirit 4% shihet si sinjal pozitiv për cilësinë e huadhënies dhe për aftësinë e bankave për të përballuar rreziqet.
Të dhënat e muajit shkurt tregojnë gjithashtu se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm edhe në tregues të tjerë. Aktivet likuide ndaj totalit të aktiveve llogariten në 31.1%, nga 29.64% në dhjetor, çka tregon për një pozicion të fortë likuiditeti.
Edhe treguesit e kapitalit shfaqin një lëvizje të lehtë në rënie, por mbeten në nivele solide.
Në tërësi, të dhënat e dy muajve të parë të vitit 2026 tregon një sektor bankar që ruan cilësinë e portofolit të kredisë dhe një bazë të mirë likuiditeti, edhe pse me një zbutje të lehtë të treguesve të përfitueshmërisë dhe kapitalit./SCAN
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128