Lajm i mirë për punonjësit e burgjeve! Qeveria miraton VKM-në: Sa do të jetë shuma e shpërblimit të fundvitit

29 Dhjetor 2023, 09:57 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Lajm i mirë për punonjësit e burgjeve! Qeveria miraton

Punonjësit e Burgjeve do të marrin nga një page shpërblim për fundvit. Mësohet se vendimi është marrë nga qeveria, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e shtuar edhe këtë grupim në listën e punonjësve që do të shpërblehen.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Raman joftoi se shpërblim do të jepej për pensionistët, në shumë 5000 mijë lekë, po ashtu administrata e skuadrës kombëtare që punon për negociatat e Shqipërisë në BE, si dhe zjarrfikësit dhe efektivët e policisë.

Po ashtu, edhe shtresat në nevojë do të marrin të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme të cilat kanë përfituar aktualisht, siç kanë qenë invalidët e punës apo përfitues të pensioneve familjare, praktikisht tani dyfishohet masa. Por, edhe brenda kategorive që mbështeten me këtë akt normativ, për kategori të posaçme siç janë p.sh., familjet me ndihmë ekonomike, por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja.

 

Po ndodh...