
Malaj: Mbështetja buxhetore për arsimin rritje me 3,3% në 2025-ën

Qeveria shqiptare ka rritur mbështetjen për arsimin, duke e cilësuar atë një prioritet kombëtar.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, teksa përcolli urimin e tij për mësuesit në të gjithë vendin për këtë 7 Mars, bëri të ditur se mbështetja buxhetore për arsimin këtë vit ka shkuar në 85,2 miliardë lekë, ose 3,3% më e lartë se viti 2024.
Malaj informoi se paga mesatare po ashtu është rritur.
Për mësuesit në shkollën e mesme, paga mesatare ka shkuar në 107,320 lekë, nga 62,300 lekë që ishte në vitin 2013.
Për mësuesit në shkollën 9-vjeçare, paga mesatare llogaritet sot 99,050 lekë nga 59,300 lekë që ishte në vitin 2013.
“Mbështetje e vazhdueshme për arsimin, si prioritet i yni, kombëtar. Mirënjohje për punën e palodhur të mijëra mësuesve në të gjithë vendin. Vlerësim për misionin tuaj të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe përçimin e vlerave më të mira”, thuhet në mesazhin e Malajt.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128