Më pak të ardhura nga Fakultetet, shkak ulja e numrit të studentëve që u regjistruan
Numri i ulët i regjistrimeve të studentëve në fakultetet e vendit ka sjellë një rënie të dukshme të të ardhurave të grumbulluara nga institucionet arsimore. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shtator, janë grumbulluar rreth 612 milion lekë nga tarifat e regjistrimeve të studentëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura kanë pësuar një reduktim prej rreth 66 milion lekësh, ose rreth 10% më pak. Kjo rënie e konsiderueshme është pasojë e numrit të ulët të regjistrimeve për vitin akademik 2024-2025.
Sipas statistikave, nga 30,700 kuota të lira të ofruara, vetëm 20,000 studentë zgjodhën të vazhdojnë studimet në një nga fakultetet e vendit. Interesi i ulët për disa degë studimi është shqetësues; në veçanti, ato të gjuhëve të huaja dhe disa degë inxhinierike, si fizika, kimia, matematika dhe inxhinieria gjeologjike, kanë tërhequr më pak të rinj, raporton SCAN.
Nga ana tjetër një pjesë e maturantëve zgjodhën të ndiqnin studimet e tyre në fakultetet jashtë vendit.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128