
Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë? Turizmi mes shqiptarëve, rriten vizitat dhe netët e kaluara në Shqipëri

Shqipëria dhe Kosova janë ndër destinacionet më të preferuara për njëra-tjetrën për pushime, vizita e fundjava të shkurtra. Por kush viziton më shumë dhe për sa gjatë? Sipas shifrave të INSTAT hyrjet nga Kosova kanë peshën më të madhe në vendin tonë dhe po ashtu edhe sa i përket numrit të vizitave në strukturat akomoduese.
“Scan Intel” ka marrë në analizë muajin Mars të vitit aktual, si muajin e fundit për të cilat janë publike të dhënat e strukturave akomoduese, për të parë se si paraqiten vizitat mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Referuar “Institutit të Statistikave” numri i vizitorëve në strukturat akomoduese në Shqipëri u regjistrua në rreth 140 mijë në muajin Mars, ku rreth 87 mijë prej tyre janë nga jo-rezidentët.
Nga këto, vizitat nga Kosova zënë një peshë prej 15%, pas italianëve me një peshë prej 23%. Pra, nisur nga ky raport mund të themi se numri i shqiptarëve nga Kosova që u akomoduan në Shqipëri vlerësohet në rreth 13 mijë./SCAN

ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128