Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 16 prill

16 Prill 2024, 07:06 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 16 prill

Shërbimi Meteorologjik Ushtrak: Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa. Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 23°C
në zonat e ulëta 8 deri 26°C
në zonat bregdetare 14 deri 26°C

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128