“Për në Librazhd tani më shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për rritjen e tarifave të transportit

Qytetarët që udhëtojnë në linjën Librazhd–Tiranë po përballen me rritje të çmimit të biletave, duke ngritur shqetësime për mungesë kontrolli.
Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës thekson se tarifat për transportin ndërqytetës janë të përcaktuara nga institucionet shtetërore dhe nuk mund të ndryshohen sipas tregut.
Memaj kërkon vendosjen e një sistemi elektronik të fiskalizuar të biletave, për të shmangur abuzimet dhe për të rritur transparencën.
Standup Qytetarët që udhëtojnë në linjën Librazhd-Tiranë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si përcaktohen tarifat dhe mungesën e kontrollit.
Sipas denoncimeve të qytetarëve, çmimi i biletës në linjën Librazhd–Tiranë është rritur ndjeshëm, nga 300 lekë që ishte në 4000 lekë, një rritje që konsiderohet e pajustifikuar nga përdoruesit e përditshëm të këtij shërbimi.
Standup Ata theksojnë se çmimet rriten menjëherë kur rritet karburanti, por nuk ulen më pas, edhe kur çmimi i naftës bie.
Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, shprehet se për linjat ndërqytetëse çmimet përcaktohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, bazuar në kilometrat, dhe janë të paracaktuara.
Ai shton se në rastet kur ka rritje të pajustifikuara ndërhyjnë strukturat përkatëse monitoruese.
Ndërkohë për mosdhënien e biletave përgjegjësinë e mbajnë organet tatimore.
Memja shton gjithashtu se sektori i transportit publik ka nevojë për një sistem të fiskalizuar elektronik të biletimit, që çdo qytetar të mund të pajiset me biletë dhe ta paguajë atë në mënyrë elektronike pasi kjo do të ndihmonte në shmangien e abuzimeve me çmimet.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128