Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të banorëve, 102 kontejnerët me mbetje dërgohen në një zonë tjetër

29 Mars 2026, 13:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të

Janë zhvendosur këtë të diel 102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë turke Kurum International, të cilët më herët ndodheshin në Porto Romano, në Durrës.

Zhvendosja u krye me urdhër të Prokurorisë për lirimin e hapësirës, ndërsa kontejnerët janë dërguar në një ambient tjetër privat në Spitallë, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti.

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i ka në administrim ka siguruar infrastrukturën për ruajtjen, ndërkohë që Policia e Durrësit ka siguruar transportin dhe perimetrin e jashtëm, ku mbetjet u vendosën.

Analizat laboratorike të kryera në Itali treguan se mbetjet industriale të rikthyera në Shqipëri janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin.

Bëhet fjalë për rreth 2,800 ton mbetje toksike, të vendosura jo larg kampusit universitar dhe zonave të banuara. Mbetjet që dolën për eksport nga Kurumi në Elbasan dhe rezultuan të rrezikshme çuan në një hetim të gjerë. Prokuroria e Durrësit ka akuzuar si përgjegjës drejtues të Kurum dhe të kompanisë Sokolaj, e cila eksportoi mbetjet drejt Tajlandës.

Ndërkaq edhe në hapësirën e re, kontejnerët mbeten të ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë, duke rritur mundësinë e dëmtimit, ndërsa nuk dihet ende se çdo të bëhet me mbetjet dhe a do të pritet përfundimi i gjykimit për asgjësimin apo trajtimin e mëtejshëm të tyre.



Po ndodh...

ide