Kishin kthyer magazinën në shtëpi bari, arrestohen 4 persona në Shijak! Shpallet në kërkim një 25-vjeçar

Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë katër persona, të cilët kishin përshtatur një ambient për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur pajisje që furnizoheshin përmes lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit L. K., 54 vjeç, J. Gj., 31 vjeç, S. D., 24 vjeç, dhe R. B., 61 vjeç. Ky i fundit, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në ambientin në fjalë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi D. K., 25 vjeç, djali i shtetasit L. K., i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. K., në bashkëpunim me djalin e tij D. K., i kishin dhënë me qira një ambient të mbyllur shtetasit J. Gj., i cili, së bashku me të tjerët, e kishte përshtatur atë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në ambientin e marrë me qira, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 180 vazo, ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, të cilat ishin prerë para ndërhyrjes së Policisë. Po ashtu, u gjetën boçe dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kanabis, si dhe pompë uji, filtër ajrimi, tub aspirimi, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 pajisje furnizimi me energji elektrike, bllok siguresash dhe mjete të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Përshtatja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Zbulohet në Shijak një ambient (magazinë) përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Vihen në pranga 4 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.(njëri prej tyre punonjës i OSHEE-së).
Shpallet në kërkim një nga autorët autor e dyshuar.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Gjatë operacionit të koduar “Përshtatja”, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (magazinë), të marrë me qira nga shtetasi J. Gj., në lagjen “Popullore”, Shijak, të cilin e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, por që ishin prerë para se të ndërhynte Policia, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas:
L. K., 54 vjeç, dhe J. Gj., 31 vjeç, pasi dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
S. D., 24 vjeç, pasi dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
R. B., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. K., 25 vjeç,(djali i shtetasit L. K), i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. K., në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin D. K., i kishin dhënë me qira një ambient të mbyllur shtetasit J. Gj., të cilin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin përshtatur me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Ndërsa shtetasi R. B. (punonjës i OSHEE-së) dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në atë ambient.
Ndërkohë shtetasi S. D, dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale që zhvillohej në atë ambient dhe nuk e ka kallëzuar.
Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128