Kriza e karburantit në Australi, autoritetet njoftojnë për transport publik falas gjatë muajit prill

29 Mars 2026, 08:20 / BOTA ALFA PRESS
Kriza e karburantit në Australi, autoritetet njoftojnë për

Rritja e çmimeve dhe mungesat e karburantit janë kthyer në një nga temat kryesore të diskutimit në Australi gjatë ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, qindra pika karburanti në vend kanë mbetur pa benzinë dhe naftë, ndërsa çmimet për sasinë e disponueshme janë rritur deri në 85% krahasuar me periudhën para konfliktit, raporton BBC. 

Autoritetet në shtetin e Victoria-s kanë njoftuar një masë lehtësuese për qytetarët.

Ata janë njoftuar se transporti publik do të jetë falas gjatë gjithë muajit prill. Vendimi synon të ndihmojë familjet të përballojnë rritjen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht të ulë presionin mbi kërkesën për karburant.

Kryeministri i shtetit ka theksuar se kjo nismë pritet të inkurajojë më shumë qytetarë të përdorin autobusët, trenat dhe tramvajet, duke reduktuar varësinë nga automjetet private.

Ndërkohë, autoritetet federale në Canberra kanë deklaruar se mungesat nuk lidhen me rënie të furnizimit, por me blerje paniku nga konsumatorët.

Në shtetin e Queensland-it, një model i ngjashëm është aplikuar që prej mesit të vitit 2024, ku transporti publik kushton një tarifë fikse prej 50 centësh.

Fillimisht e përkohshme, kjo masë u bë e përhershme pas rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe uljes së përdorimit të makinave.

Po ndodh...

ide