Përplasjet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, mesazhi i Braçes: Karriget nuk janë kurrë qëllim

Ndryshe nga sa është raportuar në media, deputeti i PS-së, Erion Braçe, e ka cilësuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së si të “qetë” dhe pa “shqetësime”.
Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se në këtë mbledhje u fol për shqetësimet e qytetarëve dhe zgjerimin e PS-së.
"Puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të", thekson Braçe.
Ndërsa në fund thekson se “karriget nuk janë kurrë qëllim”, por “puna e punët vlejnë”.
Reagimi
PARTIA SOCIALISTE ËSHTË SHTËPIA JONË;
EDHE E IMJA! PS ËSHTË THELBI, ORIGJINA!
Sot, me Asamblenë e PS-së, kemi bërë një mbledhje shumë të mirë – të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy më sy dhe me qëllim të qartë zgjidhjen e tyre. Respekti për mundin dhe sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë është jetik për të tashmen dhe të ardhmen.
Puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të – koha ikën dhe nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani.
FORCIMI I PS-së, DUKE U HAPUR, PRANUAR DHE PËRFSHIRË TË MAJTË QË DUAN TË ZHVILLOHEN DHE TË ZHVILLOJNË IDENË E TYRE BASHKË ME PS-në, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm dhe do të flasim edhe më tej!
KARRIGET NUK JANË KURRË QËLLIM, PUNA E PUNËT VLEJNË!
Kujtojmë që në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së raportohet se ka pasur një përplasje të fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PS-së, Elisa Spiropali.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128