Kundër luftës në Iran, protesta anti-Trump në disa qytete të SHBA-së

Protesta kundër administratës Trump po zhvillohen në disa qytete amerikane.
Organizatorët thonë se po protestojnë kundër politikave të imponuara nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke përfshirë luftën në Iran, zbatimin federal të ligjit për imigracionin dhe rritjen e kostos së jetesës.
“Trump dëshiron të na sundojë si tiran. Por kjo është Amerika dhe pushteti i përket popullit, jo atyre që aspirojnë të bëhen mbretër apo miqve të tyre miliarderë”, thanë organizatorët.
Aleatët e Trumpit më parë i kanë denoncuar protestat “Jo mbretër” si “tubim kundër Amerikës” dhe i kanë akuzuar pjesëmarrësit se janë të lidhur me lëvizjen e ekstremit të majtë Antifa.
Gjatë gjithë ditës së shtunë, demonstrata do të zhvillohen në pothuajse çdo qytet të madh të SHBA-së, përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin dhe Los Anxhelosin.
Tubimet kanë filluar tashmë në Uashington dhe qytete të tjera, me turma njerëzish që marshojnë drejt kryeqytetit të vendit nga qyteti fqinj Arlington i Virxhinias. Protestuesit janë rreshtuar pranë shkallëve të Memorialit të Linkolnit dhe kanë mbushur “National Mall”.
Protestuesit mbajnë në duar portrete të Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë në administratë, duke bërë thirrje për largimin e tyre.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128