“Ti një herë mos fol fare në prezencën time”/ Detaje të reja nga sherri Rama-Spiropali në mbledhjen e Grupit të PS: Mos na fol ashtu...
Ambientet e mbledhjes së sotme (28 mars) të zgjeruar të Partisë Socialiste u kthyen në një bunker, por pavarësisht hermetizmit të informacionit zyrtar, përsëri nuk munguan filtrimet e të dhënave për tensionin që shoqëroi këtë takim dhe deri në replika Rama-Spiropali.
Tema e takimit ka qenë “gjyqi” që do i bëhej ish-ministres Elisa Spiropali, pasi deputetja socialiste nuk mori pjesë në votimin parlamentar të 12 marsit, ku mazhoranca me forcën e 82 kartonëve rrëzoi kërkesën e SPAK që kërkonte heqjen e imunitetit të zv/kryeministres së pandehur për abuzime me detyrën dhe tenderimet.
Burime informuan se në Pallatin e Brigadave ku u zhvillua takimi i Grupit Parlamentar të PS dhe jo vetëm, pati tensione të larta. Veçanërisht ranë në sy ato mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.
Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka pasur një ndërhyrje nga Spiropali duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.
“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali, duke i tërhequr vëmendjen zyrtares së Kadastrës.
Në atë moment ka reaguar vetë kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra.
“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time!”, ka deklaruar ai, sipas burimeve për “Panorama”.
Në mbledhjen e sotme, Spiropali dhe deputeti Erion Braçe u panë të ulur në rreshtin e dytë dhe pas kurrizit të kryeministrit Rama. Mbledhja kishte në fokus mosprezencën e Spiropalit në Parlament ku u mbrojt imuniteti i Ballukut nga mazhoranca socialiste.
Vetë ish-ministrja iu përgjigj kritikave dhe deklaratave të kreut të grupit Taulant Balla, se ishte e gatshme për një mbledhje të hapur dhe me debat transparent e shterues në përballje.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128