Parandalohet sulmi me bombë ndaj një banke në Paris, arrestohet një person

Policia franceze ndaloi një sulm me bombë jashtë degës së Bankës së Amerikës të shtunën në mëngjes. Autoritetet njoftojnë, se kanë vënë në pranga, një burrë, i cili ishte gati të aktivizonte një pajisje shpërthyese.
Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit përpara një ndërtese të Bankës së Amerikës në arondissementin elegant të 8-të, disa rrugë larg Champs-Elysees. Policia e kapi burrin menjëherë pasi ai vendosi një pajisje, të bërë nga pesë litra lëng që besohet të jetë karburant dhe një sistem ndezjeje.
Zyra e prokurorit kundër terrorizmit në Francë i tha AFP-së të shtunën se ka marrë përsipër hetimin. Zyra konfirmoi se një i dyshuar i kapur në flagrancë ishte në paraburgim dhe tha se po hetonte "tentativën e dëmtimit me zjarr ose mjete të tjera të rrezikshme në lidhje me një sipërmarrje terroriste" dhe një "komplot kriminal terrorist".
Si policia gjyqësore e Parisit ashtu edhe shërbimi i inteligjencës së brendshme të Francës, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme (DGSI), janë të përfshirë në hetim.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128