Skandali seksual në KLP, pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj - BKH i kontrollon për disa orë telefonin

Pesë ditë nga publikimi i skandalit seksual në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Shqiptare, SPAK ka ftuar dhe ka marrë në pyetje, gruan që u ankua në KLP, të cilës anëtari Olger Eminaj, i kërkoi përmes telefonit favore seksuale.
Pyetja e R.M, mësohet të jetë zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila për gati 7 orë ka qënë në dispozicion të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
R.M, ka dhënë shpjegime lidhur me kalvarin e saj gjyqësor që ka pasur me ish-partnerin e saj, A.S dhe më pas procedurat e ankesave që ka zhvilluar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kundër prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Gruaja ka dëshmuar se me Olger Eminaj, nuk ka pasur njohje më parë apo ndonjë raport intim të mëparshëm. Por sipas saj kontakti i parë me anëtarin e KLP-së Olger Eminaj, ka qënë disa ditë pasi ajo si qytetare ka bërë ankesë pranë institucionit të KLP-së.
Njëherësh pas marrjes në pyetje, mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për disa orë me rradhë kanë kryer kçyrjen e aparatit të telefonit të R.M, ku çdo bisedë apo sms që ajo ka shkëmbyer me Olger Eminaj, tashmë ashtë administruar në dosjen penale që po hetohet nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
Në materialin voluminoz të sekuestruar, mësohet të ketë biseda, fotografi dhe video më shumë se nga ajo që panë Shqiptarët në transmetimin televiziv gjatë emisionit “STOP”.
I gjithë materiali i ekstraktuar nga telefoni i R.M, në javën në vijim do analizohet nga SPAK dhe më pas do jetë kjo prokurori që do procedojë me lëvizja të tjera hetimore, duke përfshirë dhe marjen në pyetje të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, SPAK ende nuk ka nxjerrë asnjë masë sigurimi ndaj anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, qoftë dhe detyrim paraqitje në prokurori të posaçme apo pezullim nga detyra.
Ky është një standard i ndryshëm që po mban SPAK në këtë rast. Pasi po të kujtojmë në raport me standardet e tjera, që ka ndjekur kjo prokurori, për të njëjtat çështje penale me karakter seksual si në rastin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, është lëshuar menjëherë masa e “arrestit në burg”.
Masë sigurimi është vendosur dhe ndaj ish-qjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobos, ndaj të cilit menjëherë pas zbulimit të skandalit për kërkim të favoreve seksuale, në atë kohë si motra e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda, vendosi masën e sigurimit pezullim nga detyra e funksioni i gjyqtarit.
E njëjta trajtë juridike dhe qëndrim me masa sigurimi është mbajtur dhe ndaj ish-gjyqtarit Roland Hysi në Fier, i cili u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas u dënua.
Edhe për rastin e Guximtar Boçit, me detyrë ish-kryetar i gjykatës së Gjirokastrës, në atë periudhë reagoi menjëherë Ministria e Drejtësisë dhe më pas Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke çuar në shkarkimin e tij pas skandalit seksual të kërkimit të favoreve seksuale.
Ndërsa në rastin paralel të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, nuk është vendosur asnjë masë sigurime nga SPAK, asnjë masë qoftë dhe vërejtje nga ILD dhe KLP, asnjë akt-dorëheqje nga titullari i lartë i Drejtësisë.
Duket sikur nuk ka ndodhur asgjë, por kërkohet të kalohet si diçka normale që bëhet në zyrat e institucioneve shtetërore dhe Drejtësisë Shqiptare./Syri.net
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128