Rebelët Houthi konfirmojnë lëshimin e raketave drejt Izraelit: Do të vazhdojmë në të gjitha frontet

Rebelët Huthi të Jemenit konfirmuan në një deklaratë se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Izraelit.
“Ne kryem operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite”, deklarojnë ata.
Ata paralajmërojnë se “operacionet do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet”.
Houthit, të njohur edhe si Ansar Allah (Mbështetësit e Zotit), përbëjnë një nga palët kryesore të luftës civile në Jemen. Houthit mbështeten nga Irani, i cili që nga viti 2014 ka forcuar pajisjet dhe teknologjinë e tyre, duke ofruar, ndër të tjera, mina detare, raketa balistike si dhe dronë pa pilot.
Organizata është pjesë e ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” të Iranit, një aleancë kundër Izraelit dhe Perëndimit.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128