Edi Rama mbyll Grupin e PS, takimi i socialistëve bëhet pa praninë e mediave! Spiropali e Braçe ulen në fund të sallës pas shpinës së Kryeministrit
Prej orësh 11:00, po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku marrin pjesë deputetët socialistë, ministrat e kabinetit qeveritar, por edhe disa drejtues institucionesh si drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Mbledhja po zhvillohet pa praninë e mediave, por nga pamjet që kanë dalë nga brenda sallës, shihen teksa Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, dy zërat më kritikë brenda grupit socialist, janë ulur në fund larg kryeministrit.
Ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u përfshi në një diskutim publik me kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, pas mungesës së saj në seancën parlamentare të 12 marsit, ku u votua për imunitetin e Belinda Ballukut. Edhe Braçe ka qenë kritik për një sërë problematikash, së fundmi për rritjen e çmimeve të naftës në kurriz të qytetarëve.
Gazetari Ergys Gjençaj ka zbardhur detaje nga ajo që është diskutuar brenda mbledhjes. Sipas tij, socialistët do të nisin nga java që vjen një tur komunikimi, që do të vijojë deri më 12 qershor, ditën e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Turi do të ketë në fokus procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ky tur, theksoi ai, konsiderohet si një “parafushatë elektorale”, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale të pranverës së vitit që vjen.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128