E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune pranë qytetit të Gramshit, duke shkaktuar momente paniku dhe ankthi për kalimtarët dhe banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin teksa kalonte mbi urë dhe ka rënë në liqenin e Banjës, duke përfunduar i zhytur në ujë. Ngjarja ka qenë sa e frikshme, aq edhe e rrezikshme, pasi çdo sekondë ka qenë vendimtare për jetën e drejtuesit të mjetit.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të forcave zjarrfikëse të Gramshit, është bërë e mundur nxjerrja në kohë e drejtuesit nga automjeti i fundosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë apo kushteve të rrugës. Ngjarja rikthen edhe një herë vëmendjen mbi sigurinë rrugore në segmentet pranë liqenit të Banjës, ku mungesa e barrierave mbrojtëse apo faktorë të tjerë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve.
Fatmirësisht, këtë herë bilanci nuk u kthye në tragjedi. Një shpëtim që shumëkush po e konsideron si një mrekulli.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128