Hera e parë në shekuj/ E Diela e Larit, Patriarkut katolik të Jerusalemit iu mohua hyrja në Kishën e Varrit të Shenjtë

29 Mars 2026, 14:05 / BOTA ALFA PRESS
Hera e parë në shekuj/ E Diela e Larit, Patriarkut katolik të

Policia e Jerusalemit u ndaloi udhëheqësve fetarë katolikë të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë për shërbesën e së Dielës së Larit.

“Është hera e parë në shekuj që priftërinjtë e Kishës janë penguar të festojnë të Dielën e Larit në vendin ku të krishterët besojnë se u kryqëzua Jezusi,” tha Patriarkana në një deklaratë.

Sipas tyre parandalimi i hyrjes së Kardinalit dhe Kostusit, të cilët mbajnë përgjegjësinë më të lartë kishtare për Kishën Katolike dhe Tokën e Shenjtë, përbën një masë absurde dhe tepër disproporcionale

Varri i Shenjtë, Muri Perëndimor dhe Xhamia Al-Aksa mbeten të mbyllura për publikun që nga fundi i shkurtit 2026 për shkak të luftës dhe frikës nga sulmet me raketa në Qytetin e Vjetër.

Në njoftimin e saj, Patriarkana vëren se krerët e Kishave vepruan me përgjegjësi të plotë dhe, që nga fillimi i luftës, iu përmbajtën të gjitha kufizimeve të vendosura.

Sipas tyre tubimet publike u anuluan, pjesëmarrja u ndalua dhe u morën masa për transmetimin e festimeve për qindra miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët, gjatë ditëve të Pashkëve, e kthejnë shikimin e tyre nga Jerusalemi dhe Kisha e Varrit të Shenjtë.

Po ndodh...

ide