Projektligji i koncesioneve, hiqet kontrata simbolike me “1 euro”

Komisioni për Punësimin dhe Financat diskutoi sot projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, i cili synon krijimin e një kuadri të unifikuar dhe konkurrues për të nxitur investimet private nëpërmjet skemave të PPP-ve.
Përfaqësues të Ministrisë së Financave deklaruan se projektligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike.
“Projektligji synon unifikimin e procedurave konkurruese; forcimin e kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; garantimin e rregullave transparente për zbatimin dhe monitorimin e kontratave; menaxhimin e risqeve dhe ndarjen e tyre ndërmjet palëve; harmonizimin me standardet e BE-së; rritjen e rolit mbikëqyrës të Ministrisë së Financave, APP dhe ATRAKO si dhe promovimin e vlerës më të mirë për paranë dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.
Sipas saj, projektligji mbështet prioritetet e qeverisë për rritje ekonomike duke mobilizuar kapital privat në fusha si infrastruktura, energjia, mjedisi, turizmi, shëndetësia dhe arsimi.
“Ai është pjesë e Planit të Përgjithshëm Analitik të Projektakteve për vitin 2025, Programit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe strategjisë së menaxhimit të financave publike, duke kontribuar në konsolidimin fiskal dhe përmirësimin e klimës së biznesit”, deklaroi ajo.
Në interes të pyetjes së deputetit Erion Braçe, se burgjet janë një shërbim publik dhe me rëndësi kombëtare dhe nuk duhet të përfshihen në listën e sektorëve që mund të lidhen koncesione, drejtor i ATRAKO-s, Emiliano Gjika tha se, “ky nen është copy paste e direktivës së BE-së dhe nuk përfshin drejtëpërdrejtë këtë sektor, por shërbime të tjera që i ofrohen burgjeve”.
Gjithashtu tha ai, “në projektligjin e ri kemi hequr nga lista e koncesioneve pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro”.
Ligji i ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, detyron institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës.
Gjithashtu për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe mundësitë me rrezik për buxhetin e shtetit./ATSH
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


