SHBA në krizë për vezë/ Mungesa në treg ka rritur çmimet, ofrohen...

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon vezë nga e gjithë bota për të lehtësuar mungesën e rëndë që ka bërë që çmimet e vezëve të arrijnë nivele rekord.
Gjermania është një ndër vendet që ka rritur ndjeshëm eksportin e vezëve në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë vendi europian e ka të pamundur të dërgojë një sasi të madhe të vezëve pasi edhe vetë i importon.
Vezët e prodhuara në Gjermani mbulojnë vetëm rreth 73% të vezëve të konsumuara dhe importet nga Holanda mbulojnë nevojën e konsumatorëve.
Italia, Polonia dhe Suedia janë ndër vendet që Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së u ka kërkuar rritje të eksporteve.
Në Poloni zyrtarët veterinar po përpiqen të përcaktojnë nëse vendi dhe fermerët e tij mund të përmbushin kërkesat e certifikimit të SHBA-së për vezët e importuara.
Megjithatë tarifat e Donald Trump e kanë bërë të vështirë eksportin e shumë mallrave në SHBA.
Shumë zyrtarë në Evropë thonë se nga tarifat nuk bën përjashtim as eksporti i vezëve.
Veç kësaj rregulloret amerikane për sigurinë ushqimore kërkojnë që vezët e freskëta të dezinfektohen dhe të ruhen në frigorifer përpara se të arrijnë tek blerësit; në Bashkimin Evropian, standardet e sigurisë kërkojnë që vezët e klasës A të shiten të palara dhe pa ftohje.
Vezët nuk pastrohen në shumicën e 27 vendeve anëtare të BE-së për shkak të shqetësimeve se heqja e një shtrese mbrojtëse nga lëvozhga e vezëve i bën ato më të prekshme ndaj baktereve.
Ligji amerikan kërkon pikërisht të kundërtën e kësaj.
Vetë vendet evropiane nuk kanë shumë vezë të tepërta për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve dhe kërkesës së brendshme në rritje përpara Pashkëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


