Sulmoi gjyqtarin, FSHF përjashton për 1 vit nga aktivitetet sportive Koço Kokëdhimën

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë ditën e sotme dënimet në lidhje me incidentet e regjistruara në ndeshjet e mesjavës të futbollit shqiptar, ku u luajtën kampionate të disa kategorive.
Dënimi më i rëndë është dhënë për presidentin e klubit Apolonia, ish-deputetin Koço Kokëdhima. Ai ishte protagonist në një nga ngjarjet më të bujshme të mesjavës ishte situata që u krijua në ndeshjen mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.
Disiplina e ka dënuar Kokëdhimën me 1 vit pezullim nga aktivitetet sportive, pasi ai hyri në fushë duke sulmuar gjyqtarët gjatë ndeshjes. E njëjta masë është dhënë edhe ndaj zyrtarit Kiri Mundija, ndërsa trajneri Mariglen Kule u ndëshkua me 8 ndeshje pezullim.
Ndërkohë, është dënuar me 4 ndeshje pezullim edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili tërhoqi skuadrën për disa minuta nga fusha në ndeshjen me Tiranën dhe akuzoi gjyqtarët se po tentonin të rrëzonin ekipin e tij nga kategoria.
Ndërkohë, është përalajmëruar klubi i Teutës, ashtu siç ishte vepruar disa javë më parë me Vllazninë, që të mos stërvitej më në stadiumin ku luante ndeshjet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


