Shtohen fëmijët me pneumoni, pediatrja: Mosha më e prekur është 0-2 vjeç

Java e fundit ka shënuar rritje të bronkopneumonive tek fëmijët e vegjël, duke mos kursyer as të sapolindurit. Mjekët pediatër thonë se fluksi është i lartë duke i tejkaluar 50 vizita ditore nga një mjek.
“Ka qenë një fluks i shtuar për arsye të bronko-pneumonive që kanë dhënë viruset që po qarkullojnë në vendin tonë dhe që kapin grupmoshën 0-2 vjeç. Virusi shkaktar i pneumonive është virusi sinicial respirator, që fillon si virozë e zakonshme dhe përfundon me bronkiolite, bronkopneumoni dhe pneumoni virale. Si rezultat i virusit sincial respiratorë shkojnë 5-10% pneumonitë”, thotë Adriana Ilias pediatre, qendra shëndetësore nr. 9.
Por si nis një pneumoni dhe cilat janë shenjat karakteristike të saj?
“Temperatura e lartë, dyspnea, nuk ushqehen mirë”, tregon mjekja.
Viruset në qarkullim janë të shumta po kur ato mbivendosen japin sëmundshmëri më agresive.
Në qoftë se dy viroza bëhen bashkë, gripi i stinës dhe Covid, çon në pneumoni virale ose bakteriale. Rastet e lehta të mesme i trajtojmë ambulatorisht, të rëndat i dërgojmë për shtrim në spital”, shprehet mjekja.
Përballë kësaj situate, mjekët pediatër kërkojnë nga ISHP që të marrë më shumë mostra nazale që të gjejnë shkaktarin e pneumonive, ndërsa apelojnë që prindërit të vaksinojnë fëmijët për t’i mbrojtur së paku nga gripi stinor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


