EMRI/ Vodhi lekë, laptopë e celularë, zbardhen grabitjet e tre subjekteve nga 38-vjeçari në Golem e Kavajë

27 November 2026, 10:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Vodhi lekë, laptopë e celularë, zbardhen grabitjet e tre

Policia e Kavajës ka zbardhur 3 vjedhje të kryera gjatë muajit tetor, në dy subjekte dhe një banesë, në Kavajë dhe në Golem, në sajë të të cilave ka vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Erlind Shehaj, banues në Durrës.

Hetimet e shtrira në një periudhë kohore afro një muaj, kanë nxjerrë në pah se ky shtetas, gjatë muajit tetor, 2026, ka vjedhur shuma parash, laptop, celular, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune, në dy subjekte dhe në një banesë, në Kavajë dhe në Golem.

Ndërkaq bëhet me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces”, kanë bërë të mundur zbardhjen e tri rasteve të vjedhjes, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit: -E. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajit tetor, 2026, ka vjedhur shuma parash, laptop, celular, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune, në dy subjekte dhe në një banesë, në Kavajë dhe në Golem. Vijojnë hetinet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”.

Po ndodh...