Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

27 November 2026, 10:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj

Deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Mësohet se Kapri është thirrur nga SPAK për kallëzimin që ka bërë për drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Kallëzimi ndaj Hitajt është bërë pas akuzave të protestuesve për dhunë policore gjatë tubimeve kundër qeverisë, të cilat vijojnë prej disa muajsh.

Sipas raportimeve, kallëzimi lidhet me pretendimet për dhunë ndaj protestuesve dhe kërkon hetimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Policisë së Shtetit për veprimet e efektivëve gjatë tubimeve.

Po ndodh...

ide