178 ditë revoltë në Tiranë, protestuesit nuk tërhiqen/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës
Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë prej 178 ditësh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Protestuesit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga qëndrimi i tyre, duke theksuar se reagimi qytetar do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Gjatë protestës, ata kanë bërë thirrje për mobilizim sa më të gjerë dhe pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.
Synimi, sipas protestuesve, është që lëvizja të mos mbetet e kufizuar vetëm në Tiranë, por të shtrihet në të gjithë vendin, përmes një mobilizimi mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama.
Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë qëndresën, ndërsa 28 nëntori shihet prej tyre si një moment kyç për zgjerimin e reagimit qytetar.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


