Alarm te Milani, dëmtohet Luka Modric: rrezikon dy ndeshjet e radhës

Milani merr një lajm të keq pas fitores 5-1 ndaj Frosinones. Luka Modric ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe rrezikon të mungojë në dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve, kundër Olympiacosit në Europa League dhe Cagliarit në kampionat.
Klubi italian ka bërë të ditur se mesfushori kroat ka ndier shqetësime në muskulin ‘rectus femoris’ të kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fituar ndaj Frosinones. Bëhet fjalë për një problem që kërkon kujdes, ndaj prania e tij në transfertën e Athinës konsiderohet shumë e vështirë.
Gjendja e Modric-it do të monitorohet edhe në ditët në vijim, për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion për përballjen e së hënës së ardhshme ndaj Cagliarit.
Megjithatë, sipas planifikimit të stafit mjekësor të Milanit, objektivi është rikuperimi i plotë i kroatit për ndeshjen ndaj Parmës, që do të luhet më 6 dhjetor.
Modric nuk është mungesa e vetme për kuqezinjtë në transfertën ndaj Olympiacosit. Edhe Pavlovic pritet të mos jetë i gatshëm, pasi vazhdon të ketë probleme fizike. Në anën tjetër, ekziston mundësia që Fikayo Tomori të rikthehet në dispozicion të trajnerit për këtë takim.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


