Përfshihet nga flakët rezidenca luksoze e aktorit

Një pjesë e rezidencës prej 42 milionë dollarësh të Will Smith në Calabasas, Kaliforni, është përfshirë nga flakët mesnatës e së hënës, 23 nëntor.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, janë përballur me incidente të tilla. Në vitin 2021, shtëpia u dëmtua nga një zjarr që filloi në bodrum.
Në janar 2025, familja u detyrya gjithashtu të evakuonte banesën e tyre përkohësisht për shkak të zjarrit në Palisades, megjithëse aktori nuk ka bërë ndonjë koment publikisht mbi incidentin.
Will Smith ka blerë pronën në Calabasas në vitin 2003. Ndërtimi i shtëpisë me gjashtë dhoma gjumi dhe 13 banjo ka përfunduar në vitin 2010. Vitin pasardhës, çifti e nxorri pronën për shitje në vlerë 42 milionë dollarë, por më vonë vendosi ta mbante.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


