“Kodi i Kuq” në Microsoft, alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente
Microsoft ka shpallur gjendjen e alarmit “Kodi i Kuq”, nivelin më të lartë të emergjencës brenda kompanisë, pas ndërprerjes masive që la miliona përdorues pa akses në Outlook dhe shërbime të tjera të rëndësishme për rreth 24 orë.
Problemi, i regjistruar më 12 dhe 13 nëntor, preku shërbimet Outlook, Teams, Copilot dhe Exchange Online në mbarë botën. Ndërprerja shkaktoi vështirësi të konsiderueshme në komunikim dhe punë, duke prekur institucione qeveritare, kompani dhe linja ajrore.
Për situatën ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, i cili ka kërkuar falje publikisht për ndërprerjen.
Sipas raportimeve të mediave, kompania dyshon se shkaku i problemit lidhet me një përditësim të gabuar të Windows, të prezantuar në korrik. Ndërkohë, Microsoft ka përjashtuar mundësinë që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik apo nga agjentë të inteligjencës artificiale.
Reuters, duke iu referuar komunikimeve të brendshme të kompanisë, raporton se një prej problemeve kryesore ishte shpërndarja e dokumentacionit teknik, gjë që e bëri të vështirë koordinimin mes inxhinierëve gjatë përpjekjeve për rikthimin e shërbimeve.
Për të kuptuar dhe koordinuar reagimin ndaj defektit, punonjësit u detyruan të shkëmbenin më shumë se 10 mijë mesazhe.
Pas kësaj situate, drejtuesit e Microsoft kanë kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si kompania reagon ndaj defekteve teknologjike.
Drejtori operativ synon që koha e nevojshme për zgjidhjen e problemeve të reduktohet në vetëm një orë, nga pesë deri në gjashtë ditë që mund të kërkohet aktualisht.
Për të arritur këtë objektiv, Microsoft planifikon të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në identifikimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
“Kodi i Kuq” sinjalizon kështu një ndërhyrje të nivelit më të lartë në kompaninë amerikane, me synimin për të shmangur përsëritjen e një ndërprerjeje që preku miliona përdorues në të gjithë botën.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


