Academics complain about salaries, KLSH reveals shortcomings in research projects

2026-10-23 19:18:00 / AKTUALITET NGA NEVILA DERVISHI
Academics complain about salaries, KLSH reveals shortcomings in research

By Nevila Dervishi

Around 100 researchers claim that the Albanian Academy of Sciences is not implementing the new salary scheme, while an audit by the Supreme State Audit Office has identified shortcomings in the way the institution selects, finances and monitors research projects. For the period 2019–2023, the audit found that in most of the cases reviewed, documentation of public calls was missing, control over the implementation of projects relied mainly on reports from their leaders, and the budget did not have a separate line item for scientific research.

The report also highlighted weaknesses in strategic planning, preliminary costing and timelines, and mechanisms to prevent double funding. The findings raise questions about the transparency and oversight of public funds in an institution that, according to parliamentary documents for 2026, foresees a draft budget of 602.68 million lek, of which 292.88 million lek has been approved for permanent research institutes and centers.

Meanwhile, researchers from the institutes of Archaeology, History, Linguistics and Literature, and Anthropology have asked the government to intervene in implementing the salary and seniority allowance scheme. The Academy's leaders, led by Skënder Gjinushi, have defended the changes as part of the creation of an independent research career, with criteria comparable to those of European institutions.

Parliamentary documents for 2026 foresee a draft budget of 602.68 million lek for the Academy, while an approved budget of 292.88 million lek is identified for institutes and permanent research centers.

Researchers demand salaries

In Albania, where research funding and researcher attrition are ongoing challenges, increasing researchers' salaries was supposed to improve working conditions and support the development of scientific careers. For about 100 scientific employees of institutes affiliated with the Academy of Sciences, the implementation of the new scheme has turned into an institutional dispute.

In the complaint dated April 21, 2026, the researchers addressed Prime Minister Edi Rama, Minister of Education Mirela Kumbaro, the Ombudsman and the Supreme State Audit Office, requesting their intervention to guarantee the implementation of the legislation on salaries.

Akademikët pretendojnë se jo vetëm është shkelur Ligji nr. 109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, por ende nuk ka gjetur zbatim vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 175, datë 19 mars 2026, për pagat e punonjësve kërkimorë-shkencorë.

Vendimi i qeverisë përcakton se paga bruto mujore përbëhet nga paga sipas pozicionit ose kategorisë dhe shtesa për vjetërsi, në masën 1% për çdo vit pune, deri në 25 vjet. Vlerat për kategoritë përkatëse përcaktohen në tabelat që shoqërojnë vendimin.

Sipas ankesës, pas ndryshimeve në statutin e Akademisë, janë vendosur kritere shtesë për kategorizimin e personelit, nuk është parashikuar ekuivalentimi i drejtpërdrejtë i gradave dhe titujve akademikë ekzistues dhe disa çështje të trajtimit financiar janë lënë për t’u përcaktuar në akte të brendshme.

Studiuesit e lidhin mosmarrëveshjen me vendimin nr. 22 të Asamblesë së Akademisë, të datës 27 shkurt 2026, për ndryshimet statutore, përfshirë nenin 60. Sipas tyre, këto dispozita rrezikojnë të krijojnë dallime në trajtimin e kërkuesve shkencorë që punojnë në institucione të ndryshme publike, edhe kur ata i nënshtrohen të njëjtit kuadër të përgjithshëm ligjor.

Studiuesit pretendojnë se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nën drejtimin e kryetarit Skënder Gjinushi, nuk po zbaton vendimet qeveritare për rritjen e pagave dhe shtesën për vjetërsi në vitin 2026.

“Kryetari Skënder Gjinushi ka krijuar një shtet brenda shtetit. I shkon shumë ai proverbi popullor që thotë: ‘I zoti e shet, tellalli s’e jep’. Pra, vendimet e qeverisë parashikojnë rritjen e pagave, ndërsa kreu i Akademisë, i cili e ka për detyrë të plotësojë dokumentacionin për ta mundësuar këtë, nuk e bën”, tha për shteg.org një prej akademikëve.

Drejtuesit e Akademisë së Shkencave i kanë mbrojtur ndryshimet si pjesë të reformës së sistemit kërkimor-shkencor. Sipas qëndrimit të tyre, kategorizimi nga vetë institucionet dhe vendosja e kritereve të ngjashme me ato të homologëve evropianë synojnë të krijojnë një karrierë të pavarur për kërkuesit shkencorë, paralele me sistemin universitar.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, nuk iu përgjigj pyetjeve të SHTEG.org për koment mbi pretendimet e studiuesve lidhur me moszbatimin e vendimeve qeveritare për pagat. Deri në publikimin e këtij materiali, as akademikët që i janë drejtuar qeverisë me ankesë për këtë çështje nuk kishin marrë një përgjigje përfundimtare lidhur me shqetësimet e tyre.

Përtej konfliktit mbi pagat, një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përfunduar në shkurt 2025, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si institucioni ka planifikuar, përzgjedhur, dokumentuar dhe monitoruar projektet kërkimore-shkencore të financuara gjatë viteve 2019–2023.

Auditimi i KLSH-së evidenton dosje të paplota, mungesë të procedurave të qarta për përzgjedhjen e projekteve, kontroll të kufizuar mbi zbatimin dhe transparencë të pamjaftueshme për rezultatet.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka një mision që shkon përtej organizimit të konferencave apo botimit të librave. Ajo duhet të ruajë dhe të zhvillojë trashëgiminë shkencore shqiptare, të mbështesë studiuesit, të nxisë kërkimin në fusha të rëndësishme për vendin dhe të ndihmojë institucionet publike me ekspertizë shkencore.

Në vitin 2025, Akademia raportoi rreth 135 veprimtari shkencore, ndërsa për vitin 2026 ka në dispozicion një buxhet të rishikuar prej rreth 603 milionë lekësh.

Sipas raportit të saj për vitin 2025, institucioni organizoi rreth 135 veprimtari shkencore dhe raportoi përparim në projektet e botimeve, përfshirë maketin online të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, me rreth 125 mijë fjalë dhe njësi frazeologjike. Akademia deklaroi se fjalori kishte marrë rreth pesë milionë klikime gjatë 45 ditëve të para.

Por një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që shqyrtoi projektet kërkimore të periudhës 2019–2023, evidentoi mangësi në planifikimin strategjik, dokumentimin dhe transparencën e rezultateve.

Pikëpyetje mbi paratë e kërkimit shkencor

Një nga gjetjet kryesore të raportit të KLSH-së lidhet me mungesën e thirrjeve publike të dokumentuara për shumicën e projekteve të audituara. KLSH shqyrtoi 14 projekte dhe konstatoi se në asnjërën nga dosjet nuk ishte dokumentuar përzgjedhja paraprake nga Kryesia e projekteve që do të mbështeteshin me buxhet për t’iu paraqitur më pas Asamblesë për miratim.

Për pesë projekte ishte administruar një dokument me titullin “Thirrja e dytë për projektet që lidhen me Covid-19 dhe aplikime të tjera në nanoteknologji”. Sipas raportit, dokumenti nuk ishte i protokolluar, nuk kishte datë dhe nuk përmbante të dhëna të mjaftueshme për të provuar miratimin ose publikimin e tij. Audituesit vunë në dukje gjithashtu se rregullat e brendshme nuk parashikonin pjesëmarrjen e studiuesve të jashtëm dhe se aktivitetet kërkimore ishin kryesisht të përqendruara te strukturat e vetë Akademisë.

Raporti evidenton edhe mangësi në administrimin e dokumentacionit. Një pjesë e dokumenteve të aplikimit, raportimit dhe ndjekjes së zbatimit nuk kishin numër protokolli, nuk ishin regjistruar sipas kërkesave ose, në disa raste, nuk kishin datë. Kjo e bënte më të vështirë rindërtimin e kronologjisë së vendimeve dhe kontrollin e ecurisë së projekteve.

Sipas audituesve, raportimet e drejtuesve të projekteve ishin forma e vetme e monitorimit të zbatimit dhe mbi to nuk ishin kryer kontrolle shtesë. Një sistem i tillë e kufizon mundësinë për të verifikuar në mënyrë të pavarur nëse fondet janë përdorur sipas planit, nëse afatet janë respektuar dhe nëse rezultatet e parashikuara janë realizuar.

KLSH konstatoi gjithashtu se buxheti i Akademisë gjatë periudhës së audituar nuk kishte një zë të veçantë të dedikuar për kërkimin shkencor dhe projektet. Financimi përkatës ishte përfshirë në kode të tjera buxhetore, duke e bërë më të vështirë identifikimin e shumave të përdorura posaçërisht për kërkimin shkencor.

Sipas treguesve të paraqitur në raport, pesha e fondeve të përdorura për kërkimin shkencor ishte 4% në vitin 2020, 14% në vitin 2021, 27% në vitin 2022 dhe 34% në vitin 2023. Këto shifra duhen lexuar në kontekstin e metodologjisë së auditimit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht përqindjen e të gjithë buxhetit të Akademisë të shpenzuar për çdo aktivitet shkencor.

Në një pjesë të konsiderueshme të dosjeve të shqyrtuara mungonin edhe preventivat paraprakë të detajuar për nevojat materiale dhe njerëzore, si dhe grafikët kohorë të punës kërkimore. Raporti i lidh këto mangësi me planifikimin e dobët të nevojave buxhetore dhe me fonde që nuk ishin përdorur plotësisht sipas programimit.

Një tjetër problem ishte mungesa e mekanizmave të qartë për të kontrolluar nëse i njëjti projekt ose kërkim ishte financuar nga më shumë se një burim. KLSH vlerësoi se udhëzimi i brendshëm nuk parashikonte filtra të mjaftueshëm për të identifikuar mbivendosjet me projekte të financuara nga institucione të tjera ose për të kontrolluar nëse tema të ngjashme ishin trajtuar më parë. Edhe në këtë rast, raporti identifikon një dobësi të sistemit të kontrollit, jo provë se financimi i dyfishtë ka ndodhur në një rast konkret.

Transparenca mbi rezultatet e projekteve ishte një tjetër fushë ku audituesit kërkuan përmirësime. Për një institucion kërkimor, përgjegjësia nuk përfundon me miratimin e projektit apo kryerjen e pagesave. Ajo përfshin edhe dokumentimin e punës së realizuar dhe publikimin e rezultateve, në mënyrë që ato të mund të shqyrtohen e të përdoren nga komuniteti shkencor dhe publiku.

Raporti përmban edhe kundërshtimet e Akademisë ndaj procesit të auditimit. Kryesia vuri në diskutim mënyrën e kryerjes së kontrollit dhe pretendoi se nuk ishte zhvilluar konsultimi i nevojshëm me njësitë kërkimore. KLSH, nga ana e saj, e përshkroi qëndrimin e Akademisë si pengues dhe jo bashkëpunues, veçanërisht në lidhje me dokumentacionin e kërkuar.

KLSH rekomandoi hartimin e një plani strategjik institucional me objektiva të matshëm dhe vendosjen e rregullave të qarta për projektet, duke përcaktuar 30 qershorin 2025 si afat për disa masa.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë është institucioni kombëtar që synon të promovojë zhvillimin e shkencës, të mbështesë kërkimin shkencor dhe të ruajë e zhvillojë dijen, veçanërisht në fushat e albanologjisë, gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare. Ajo koordinon veprimtarinë e saj me institutet dhe qendrat kërkimore, mbështet projekte e botime shkencore dhe harton programe e strategji zhvillimi. Sipas faqes zyrtare të institucionit, Asambleja përbëhet nga deri në 30 akademikë dhe 10 akademikë të asociuar.

The Academy is headed by Skënder Gjinushi, who was initially elected in May 2019 and re-elected on October 20, 2023 for a second term, with 51 votes in favor and 2 against, in a process where he was the only candidate. The re-election was made possible after legal changes that allowed for two consecutive terms.

However, his leadership has been the subject of public debate: in 2019, then-President Ilir Meta refused to decree the election, arguing that Gjinushi had held the position of chairman of the Social Democratic Party at the time of his candidacy and election. /Shteg.org

Po ndodh...