Skafi i trafikantëve përplaset me anijen e Gardës Civile në Spanjë/ Plagosen disa agjentë dhe arrestohet një shqiptar

Një përplasje e fortë mes një skafi të dyshuar të trafikantëve të drogës dhe një anijeje patrulluese të Gardës Civile spanjolle ka lënë disa agjentë të plagosur në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir, pranë Kadizit, në Spanjë.
Ngjarja ndodhi të enjten, rreth orës 13:30 gjatë një operacioni kundër rrjeteve të trafikut të drogës. Efektivët po përpiqeshin të ndërprisnin furnizimin me karburant mes dy skafeve, kur njëri prej tyre u përplas me anijen patrulluese “Río Guadalmina”, duke i shkaktuar dëme të rënda në anën e majtë.
Pavarësisht përplasjes dhe plagosjes së disa efektivëve, agjentët e Gardës Civile vijuan ndjekjen e skafit, në bordin e të cilit ndodheshin pesë persona. Ata nuk iu bindën urdhrave për të ndaluar dhe tentuan të largoheshin me shpejtësi drejt daljes së lumit.
Pas ndjekjes, autoritetet arritën t'i kapnin pranë bregdetit të Huelvës, ku arrestuan të pesë personat dhe sekuestruan mjetin lundrues. Sipas medias spanjolle "La Voz de Cádiz", mes të arrestuarve janë dy banorë të Algecirasit, një person nga Gjibraltari, një shtetas shqiptar dhe një kolumbian.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te aktiviteti i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës në brigjet e Andaluzisë. Autoritetet spanjolle dhe Prokuroria Kundër Drogës në Kadiz kanë paralajmëruar për përfshirjen e grupeve kriminale gjithnjë e më të organizuara dhe të dhunshme.
Sipas hetuesve, këto organizata po përdorin zonën për transportin e lëndëve narkotike drejt Evropës, ndërsa në disa raste dyshohet se kanë në dispozicion edhe armë të fuqishme për të mbrojtur ngarkesat e tyre.
Hetimet tregojnë gjithashtu për një zhvendosje të aktivitetit të kontrabandistëve nga zona e Ngushticës së Gjibraltarit drejt ujërave të Guadalquivir-it, La Janda-s dhe Gjirit të Kadizit.
Një nga metodat e përdorura nga trafikantët është transferimi i drogës nga një skaf te tjetri në det të hapur, me mbështetjen e mjeteve të tjera që furnizojnë karburant
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
