Radio Publike franceze: Përse protestuesit kundër Kastë në Shqipëri, duan Ramën dhe Berishën në "burg"?

2026-10-23 11:52:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Radio Publike franceze: Përse protestuesit kundër Kastë në
Reportazhi i rfi.fr

Si shumë të rinj shqiptarë që protestojnë në bulevardin kryesor të Tiranës, Lorela Alia ka studiuar jashtë vendit, por ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Në moshën 28-vjeçare, ajo dëshiron ta ndërtojë të ardhmen e saj në vendin e vet.

"Dua të jetoj në vendin tim, por sot në Shqipëri nuk ka meritokraci, nuk mund të kërkosh dhe të gjesh një punë bazuar te aftësitë e tua", shprehet ajo.

E diplomuar në shkenca politike, Lorela proteston prej gati pesë muajsh. Slogani i saj u drejtohet kryeministrit Edi Rama, por edhe kundërshtarit të tij historik, Sali Berisha: «Rama në burg, Berisha në burg! Janë dy politikanë që kanë qenë pjesë e politikës shqiptare për 35 vjet dhe ne nuk i duam më. Ata janë të korruptuar, kanë vjedhur shumë para në Shqipëri dhe nuk janë përballur kurrë me drejtësinë».

Javën e kaluar, Lorela pretendon se është shoqëruar nga dhjetëra efektivë policie dhe më pas është marrë në pyetje për angazhimin e saj në protesta. Pavarësisht presionit, ajo vijon të kërkojë ndryshim politik.

"Do të vazhdoj të protestoj deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Nuk kam frikë, sepse nuk po bëj asgjë të paligjshme. Protesta është një e drejtë demokratike", deklaron ajo.

Ashtu si shumë të rinj të brezit të saj, Lorela aspiron një Shqipëri demokratike, të çliruar nga korrupsioni, ku meritokracia dhe drejtësia të mos mbeten vetëm premtime, por të bëhen realitet.

Po ndodh...