Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur

2026-11-15 12:15:00 / BOTA ALFA PRESS
Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 16 u plagosën kur një autobus që transportonte punonjës të një kompanie nafte u përmbys mbrëmë në provincën Ilam , në Iranin perëndimor, tha sot guvernatori i distriktit Abdanan, Behzad Nurmohamadi.

Nurmohammadi i tha agjencisë iraniane IRNA se të plagosurit u transferuan në spitalet në Ilam, Dehloran, Dezful dhe Abdanan për trajtim.

Sipas tij, në vendngjarje u dërguan 12 ekipe shpëtimi me 32 anëtarë, gjashtë ambulanca dhe gjashtë automjete për ndihmë dhe shpëtim.

Po ndodh...