Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”

2026-11-14 20:48:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve

Elisa Spiropali ka ngritur akuza për presion dhe intimidim ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste që shprehin kritika ndaj drejtuesve të saj, gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Pa përmendur emra konkretë, Spiropali duket se iu referua Belinda Ballukut, të cilën e identifikoi përmes termit “shefja”. Ajo pretendoi se socialistët që shprehin pakënaqësi përballen me forma të ndryshme presioni, deri në ndërhyrje në jetën e tyre familjare.

“Këta që na vijnë ne nëpër dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’. Kush janë këta? Këta që përdorin çdo mjet të mundshëm, nga gjobat dhe shantazhet, tek përdorimi i institucioneve dhe çojnë letra që janë në besim të institucioneve, i çojnë duke përdorur njerëz dhe paguar portale”, deklaroi ajo.

Kritikat e Spiropalit u shtrinë edhe te drejtuesit e institucioneve, për të cilët tha se emërimet nuk bazohen në merita dhe integritet, ndërsa veprimtaria e tyre, sipas saj, u shërben interesave të individëve të veçantë dhe jo qytetarëve.

“Në krye të këtyre institucioneve shkojnë njerëz pa asnjë lloj merite, publike, politike, njerëzore! Pa asnjë masë integriteti! I shërbejnë vetëm një apo dy njerëzve. Të verbër!”, mësohet të ketë deklaruar Spiropali.

Po ndodh...