Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

2026-05-11 08:25:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi u aksidentua me mjetin bujqësor që drejtonte.

Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta.Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se në mjetin bujqësor ishin dy persona, por personi tjetër është çuar për ndihmë.mjekësore në spitalin e Lushnjes ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.



Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas