Aksioni i SPAK në Vlorë/ Zbulohet roli që kishte oficeri i policisë në funksion të aktivitetit kriminal

SPAK përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin e kryer në qytetin e Vlorës, ku u lëshuan tetë urdhër-arreste. Konkretisht është zbuluar edhe roli i Rezart Kuçit me detyrë oficer policie. Ai ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal.
Këtë e ka bërë duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe duke përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Përfshirja e oficerit të policisë
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:
siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
When crisis becomes a system: Dilemmas of the Republic of Kosovo
The opposition must and will be bigger than an individual.
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

