He hired her as a designer, the 48-year-old raped the young girl several times in Tirana! He blackmailed her that he would tell her family

Një rast përdhunimi është regjistruar në Tiranë, ku një 21-vjeçare ka denoncuar në polici punëdhënësin e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia bën me dije se e reja ishte punësuar si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online në banesën e 48-vjeçarit të marrë me qira në Tiranë, në rrugën e “Bogdanëve".
Rasti i parë abuzimit seksuar është regjistruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas ka vijuar edhe herë të tjera, pasi 48-vjeçari e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;”, thuhet në njoftimin e policisë.
Happening now...
ideas
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
