The socialist majority rejected SPAK's request for the arrest of Balluku, Berisha: Rama himself will be the Chief Judge and Chief Prosecutor! Lubia

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë u shpreh se kryeministri Edi Rama ka “hequr çdo maskë” dhe se, sipas tij, vendimi i fundit i mazhorancës në Parlament për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut përbën një përpjekje për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë.
Berisha e cilësoi këtë zhvillim si një akt të paprecedentë në historinë e Europës pas rënies së “Perdes së Hekurt”, duke shtuar se sipas tij kryeministri nuk pranon të hetohet apo të përballet me drejtësinë për atë që ai i quajti “afera të mëdha korruptive”.
“Kjo mbledhje thirret në një moment jashtëzakonisht të veçantë për vendin. Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.
Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive.
Është dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ka pranon të hetohet, të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze. Sot në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, fatmirësisht nuk ka njeri që nuk e di më se Lubia është thjesht sekretarja, noterja e Edi Ramës dhe se çdo gjë, apo se në thelb të gjithçkaje qëndron vetë veprimtaria e tij kriminale”, tha Berisha.
Berisha deklaroi gjithashtu se në këtë përplasje SPAK dhe GJKKO kanë qenë “viktimat kryesore”.
“Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.
Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare.
Pra, në vend që Lubi Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, se në fakt nuk është ajo që ka ngrënë dardha pas shpinës së Ramës, por është Rama që ka ngrënë dardha, pra me votimin në parlament, mesazhi është shumë i qartë se ju nuk do mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Edi Ramën, pa aprovimin paraprak nga Edi Rama.
Që ju për të funksionuar, detyrimisht do të merrni aprovimin, përndryshe u presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë të tyre“, u shpreh Berisha.
Happening now...
ideas
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
