"I can't bear to put him in the ground..." 2-month-old baby dies, mother accuses doctors: They killed my child! Tirana hospital was to blame!

2026-03-16 11:07:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

"I can't bear to put him in the ground..." 2-month-old baby dies,

Nëna  e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj.

Vjollca Shkëmbi, është shprehur e prekur se mjekët e kanë nxjerrë foshnjen para kohe nga spitali dhe kjo rezultoi fatale për të. Më tej ajo i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj mjekëve të Tiranës, por edhe të Korçës.

“Nuk ma bën zemra ta fut në dhé...Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky ka qenë shkaku që vdiq fëmija im para kohe. Se fëmija as nuk hante e as nuk pinte. Unë kërkoj nga shteti të marrë masa, nga policia të marrin masa ndaj doktorëve të Tiranës që ma vdiqën fëmijët dhe doktorët e Korçës që thanë duhet të mbajnë 10 ditë dhe ditën e dytë na e dhanë fëmijën para kohe. Unë dua të marrë masa shtetit për këtë punë”, u shpreh nëna e fëmijës në një intervistë për Euronews.

Kujtojmë se foshnja ishte paraqitur më 13 mars më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas hetimeve të kryera foshnja kishte lindur dy muaj para kohe, si edhe ishte në gjendje të rëndë për shkak të kequshqyerjes.

Po ashtu edhe nëna e foshnjës është raportuar se dyshohet të  jetë me probleme të shëndetit mendor.

 

Happening now...

ideas