Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rriti çmimet në botë, Trump synon të hakmerret ndaj Iranit: Do të pushtohet qendra e naftës në ishullin Kharg

2026-03-16 13:03:27 / BOTA ALFA PRESS

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rriti çmimet në

Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 17-të, situata në rajon vijon të paraqitet alarmante, pasi së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të pushtohet ishulli Kharg.

Paralajmërimi i Trump vjen pasi Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës bëhet i mundur transporti i mallrave të ndryshme në botë, përfshirë këtu dhe naftën, vijon të jetë e bllokuar, çka shkaktoi dhe rritje të çmimit të naftës e benzinës në mbarë botën. 

Zyrtarët amerikanë thonë se Trump po shqyrton mundësinë e sekuestrimit të depos së naftës në ishullin Kharg, pjesë e Iranit.

Për shkak të ngjarjeve në rajon, Irani ka bllokuar vendet e Gjirit Persik për eksportimin e naftës së tyre, ndërkohë që po lejon që tankerët që transportojnë naftë bruto iraniane të kalojnë lirshëm, duke mundësuar trasnportimin e naftës në drejtim të Kinës.

Përmes një postimi të bërë ditën e shtunë në Social Truth, Trump shkroi SHBA-të dhe disa vende të tjera do të dërgojnë anije luftarake në Gjirin Persik për të rihapur transportin tregtar dhe i bëri thirrje Kinës, Francës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar që t’i vijnë në ndihmë.

Ndërsa të dielën, presidenti amerikan u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se ai “kërkon” që vendet e NATO-s dhe vendet e tjera importuese të naftës përfshirë Kinën, të ndihmojnë SHBA-në që të sigurojnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Happening now...

ideas